• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Eno Popi do të bëhet së shpejti baba, tregon frikën më të madhe

Moderatorin Eno Popi, rrallë herë e shohim të prononcohet, por sot ka qenë i ftuar në NRG Radio, ku ka folur për jetën e tij personale, bashkëshorten dhe fëmijën që së shpejti vjen në jetë. Ai ka zbuluar frikën më të madhe që po provon pikërisht nga ky fakt.

“Mua më frikëson vetëm mënyra se si do ta rris dhe do ta edukoj. Nuk e di, s’jam as i pari as i fundit. Njerëzit më thonë, hë mo dhe ti tani… sipas mënyrës që familja ka lënë tek gjithsecili prej nesh, po sikur të rriteshin fëmijët kështu”.

Rezultate imazhesh për eno popi

Më tej Eno ka treguar se ka një shembull që e komplimenton. “Një prej shembujve që e kam komplimentuar shpesh është Julka për familjen e bukur dhe mënyrën si vjen tek njerëzit që e ndjekin (në Instagram), ku ka në familje shumë argëtim dhe shumë gëzim, sikundër kam dhe të tjerë ku vetëm ankohen dhe gjithmonë ty të kap dilema, pra fjala vjen, mund të dorëzohesh në një moment?”/revistawho.com