• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Zona e kuqe

Enkelejd Mezini: Të gjithë meshkujt duhet t’i provojnë orgjitë

3

Ish-banori i “Big Brother” rrëfen eksperiencat e tij seksuale: “Kam bërë seks duke i dhënë motorit”

Rrëfimi pa tabu i Enkelejd Mezinit, Brad Pitt-it shqiptar që ka bërë për vete gjithë publikun femëror me bukurinë e tij. Një intervistë për seksin dhe Enkelejdin në një marrëdhënie.

Si është jeta e një djali seksi?

Ka shumë gjëra të bukura, ka flirte, ka…

Çfarë ka tjetër?

Hapen dyert më kollaj, njerëzit tregojnë simpati. Kush nuk do të jetë i bukur?! Të gjithë mundohen të jenë të pranueshëm dhe të mbajtur.

Sa orë në ditë bën palestër për të qenë në formën e duhur fizike?

Kohët e fundit, duke qenë i izoluar në shtëpinë e “Big Brother”, nuk kam pasur mundësi. Por përpara se të hyja në shtëpi, 5 herë në javë merresha me not, biçikletë, tenis, futboll, dhe shumë aktivitete të tjera sportive…

Si është marrëdhënia jote me alkoolin?

Duke qenë më i ri dhe duke punuar në Itali në një klub nate, kam qenë ‘shok’ shumë i mirë me alkoolin. Dy vitet e fundit kam bërë pushim, përveç ditëve kur dola nga ‘Big’-u, që kemi festuar me ish-banorët e shtëpisë.

2

Po drogë, ke provuar?

Po… Në rini më shumë, me shokët, kemi provuar.

Po ‘one night stand’, ke bërë ndonjëherë?

Po, kam bërë…

Çfarë ke menduar në mëngjes?

Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, kemi bërë qejf. Më së shumti kanë ndodhur në Itali, pas pune, ndaj kanë qenë të shpeshta këto eksperienca.

Ke qenë pjesë e ndonjë orgjie?

Po…

E si ka qenë ajo eksperiencë?

Ne meshkujt duhet të kemi të tilla eksperienca. Kam kaluar shumë mirë…

Çfarë mendimi ke për homoseksualët?

Kur kam qenë në moshë më të re, ngaqë nuk e kisha kuptuar akoma, kam qenë më paragjykues. Duke u rritur dhe duke pasur shokë me prirje homoseksuale, ndryshova komplet mendim për ta. Nga momenti kur nuk më ngacmojnë mua, jemi shokë normalë.

Pas daljes nga “Big Brother”, ke pasur shumë propozime nga vajzat; a e ke menduar ndonjëherë të shkosh me to?

Është e vërtetë që femrat më çojnë foto provokuese, por nuk mund të them që e kam menduar. Kam Suzanën që m’i plotëson të gjitha këto.

Je xheloz?

Kam qenë shumë-shumë xheloz, por duke u rritur kuptova që xhelozia është një gjë shumë e keqe. Megjithatë mendoj që në një çift duhet të ekzistojë me masë, duhet të gjesh një mënyrë për të mos u bërë i bezdisshëm për partnerin.

Si je ti në një marrëdhënie?

Jap gjithçka në një marrëdhënie. Jam shumë i hapur.

Çfarë pëlqen tek një femër?

Më pëlqen të kujdeset për veten e vet, të më bëjë të lumtur.

Po tek vetja jote, çfarë pëlqen më shumë?

Pozitivitetin, energjinë që jap në shoqëri, pasi mundohem të jem një shok pa hile.

A je tip romantik?

Mendoj se po.

Cila është gjëja më romantike që ke bërë?

Kur kam marrë të dashurën time dhe i kam organizuar një darkë në plazh, duke parë hënën e plotë nën shoqërinë e qirinjve dhe duke mbajtur dorën e njëri-tjetrit.

Vendi më i çuditshëm ku ke bërë seks?

Në plazh, në tarracë, sipër motorit, duke i dhënë motorit, në rrugë…

Çfarë mendon kur je në krevat me një femër?

Mendoj që të më plotësojë të gjitha dëshirat seksuale që kam…

Po kur je vetëm?

Dua që të jetë një femër me mua në krevat (qesh)…

Leave a Reply