• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Enkeleida mbush 1 vjeç, pamjet nga festa e vogëlushes së Lorik Canës

Shumë shpejt ka kaluar nëj vit dhe sot vogëlushja e Lorikut dhe Monikës feston ditëlindjen e saj të parë. Mami dhe babi i kanë organizuar një festë në shtëpi Enkeleidës dhe pamjet i kanë ndarë edhe me ne.
Në fotot e publikuara nga Monika shihet se ambientin e kanë zbukuruar me tollumbaca, vizatime që me siguri janë bërë nga vëllai i saj, Boiken dhe detajet për tortën nga shkopinjtë me yje tek numri një.

Monika nuk na ka zbuluar më shumë, por me siguri 4 pjesëtarët e familjes Cana po argëtohen mbrëmjen e sotme ndërsa ne po mjaftohemi me kaq pak imazhe nga festa.

Loriku dhe Monika janë treguar shumë hermetikë pas lindjes së Enkeleidës, fotot me të cilën kanë qenë të rralla. Çifti ka vendosur që ndryshe nga Boikeni, Enkeleidës t’ia ruajnë privatësinë në maksimum.