Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi është shpallur fitues i “Çmimit Europian të Letërsisë 2021” për Shqipërinë.
Romani “Flama”, i shkruar nga gazetari i njohur, që identitetin në libra vazhdon ta ruajë me emrin Tom Kuka, e bëri të rrëmbente këtë çmim të rëndësishëm letrar.
Vepra e njohur është krijuar në muajt e karantinës, por frymëzimi i autorit lidhet me Tiranën e para 1 shekulli. Në këtë libër trajtohet një Shqipëri e ngjashme me atë të “Hide në kalldrëm”, romani i parë i botuar prej Demës./revistawho.com