• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Eni Koçi na jep një super ide që mos harxhojmë para për dhuratë në ditëlindjen e partnerit

Genc Prelvukaj sot feston ditëlindjen e 40 dhe sigurisht urimin e parë publik e ka marrë nga partnerja e tij, Eni Koçi. Eni jo vetëm i dedikon ca fjalë të bukura Gencit, por edhe i jep vajzave një ide sesi të mos harxhojnë para për dhurata kur partneri ka ditëlindjen. Këngëtarja shkruan se ajo donte t’i blinte diçka të bukur për ditëlindje, por pastaj u kujtua se ai tashmë e kishte më të mirën, pra vetë Enin.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri, bashkëshorti im i mrekullueshëm që kurrë nuk ndalon së më mahnituri. Ti je shoku im i ngushtë dhe dashuria ime e përjetshme. Të dua me gjithë zemër. Doja të të merrja diçka të bukur për ditëlindje, por më pas u kujtova që ti më ke mua”-shkruan Eni.