Pasojat e ‘Covid-19’ për Eni Koçin ndihen edhe 5 muaj pas infektimit me virusin.
“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar Covidin ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej ndonjëherë është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi. Nëse ndonjëri ka zbuluar se si të shpëtojmë nga kjo punë më shpëtoni”, ka shkruar Eni krah postimit ku ka kërkuar ndihmën edhe të ndjekësve të saj duke pritur sugjerime e ndarë eksperienca.
Edhe personazhe të tjerë të njohur kanë treguar se si e kanë kaluar virusin ‘Covid-19’ apo çfarë pasojash i ka lënë ai, duke ndërgjegjësuar sado pak ndjekësit për të pasur më shumë kujdes.
Kujtojmë se Eni dhe Genci u infektuan të dy dhe e ndanë këtë moment me të gjithë./revistawho.com