• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Eni Jani dhe Genc Fuga lënë pas problemet e teatrit, shijojnë pushimet si familje

Dy aktorët shumë të dashur për publikun shqiptar, Eni Jani dhe Genc Fuga kanë krijuar një familje të plotësuar së bashku. Ata janë prindër të dy vajzave dhe gjithmonë kanë treguar se për ta ato janë personat më të rëndësishëm në jetë. Pavarësisht se kohët e fundit artistët kanë qenë shumë të angazhuar me çështjet e teatrit, Eni dhe Genci kanë gjetur mundësinë për të kaluar disa momente mjaft të këndshme si familje. Paparazzi i gazetës ‘Panorama’ ka fotografuar dy aktorët dhe vajzat gjatë pushimeve të tyre në jug të vendit. Eni dhe Genci shihen të veshur shumë thjesht, për të shijuar pushimet e tyre si të gjitha familjet, larg stresit të punës dhe në shërbim të fëmijëve. /revistawho.com