Ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ishte i ftuar këngëtari, Robert Berisha, i cili tregoi për eksperiencën e re në “Danc with me”. Por përpos kësaj ai foli edhe për projektet e reja në karrierën e tij ku duhet theksuar se kishte shumë të tilla.
Bashkëshorti i këngëtares së famshme, Nora Istrefi, zbuloi gjatë emisionit se është duke finalizuar një projekt muzikor që bashkë me Eneda Tarifën dhe Kastro Zizon. Artistët do të risjellin versionin e ri të një këngë të vjetër shqiptare e cila dëgjohet shumë në dasma. Ai ka treguar se javën tjetër do të xhirohet edhe klipi i këngës dhe së shpejti do të jetë në ‘youtube’ edhe për publikun. Kjo është hera e parë që këto tre artistë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe ky projekt pritet me kuriozitet të madh./revistawho.com