• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Eneda Tarifa: “Nuk pretendoj t’u pëlqej të gjithëve ne ‘Eurosong’, prandaj jam e qetë”

Këngëtarja Eneda Tarifa në një intervistë për gazetën “Panorama” është shprehur e qetë për konkurimin e saj në “Eurosong” sepse nuk pretendon t’u pëlqejë të gjithëve. “I kam marr parasysh kritikat, edhe vlerësimet; kur bëhet një zgjedhje nuk është e mirë për të gjithë. Në art, ku konkurenca është e madhe, puna e madhe dhe konkurset e vogla e të pakta, nuk është pak të fitosh Festivalin E RTVSH. E vlerësoj si një nga pikat më të larta të karrierës sime” është shprehur ajo.