Rozana Radi ka provuar veten në disa dimensione të ndryshme si këngëtare, aktore, shkrimtare dhe së fundmi moderatore. Në të gjitha fushat ka pasur sukses dhe shumë mund të mendojnë se ka arritur të realizojë çdo ëndërr në jetën e saj. Në fakt si të gjithë njerëzit edhe Rozana ka ëndrra në sirtar. Nëpërmjet aplikacionit ‘pyetje-përgjigje’ në ‘Instagram’ dikush nga ndjekësit e ka pyetur Rozanën: “Cila ka qenë ëndrra jote e parealizuar?”. Kjo ëndërr lidhet me një nga personat e saj më të afërt, me të atin e saj, të cilit Rozana ja ndjen mungesën prej vitesh. “Nuk luajta kurrë në një shfaqje teatri me regji të babait tim”, – ka thënë ajo.
Kujtojmë se babai i Rozanës, Ferdinand Radi, ka qenë një figurë mjaft e njohur në teatrin dhe kinematografinë shqiptare. Moderatorja gjithmonë ka treguar se pas ndarjes nga jeta të babait dhe nënës ka ngelur një vend bosh në zemër, megjithatë me vitet ka mësuar si të përballojë dhimbjen. /revistawho.com