• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Enca zbulon arsyen pse ka shtuar 10 kile për pak kohë: Mos i gjykoni njerëzit pa ditur historinë e tyre

Enca i ka dedikuar kohë ndjekësve dhe pyetjeve të tyre dhe një prej tyre e ka pyetur për shtimin në peshë që është i dukshëm edhe në klipin e fundit të këngëtares. Ajo nuk ka nguruar aspak të shpjegojë aryset madje ka dhënë edhe një mesazh për ata që e ndjekin. “Qëkur theva këmbën rreth 2 muaj më parë më është dashur të qëndroj në regjim shtrati dhe prej mungesës së aktivitetit fizik shtova plot 10 kg. Tani 5 prej tyre i kam hequr, por po vazhdoj të përpiqem. Asnjëherë mos gjykoni njerëzit pa ditur historinë e tyre. Me ose pa 10 kg jam ende po e njëjta”, ka thënë Enca.

Prej pak kohësh, këngëtarja ka pasur një problem me këmbën për të cilin ka folur pak, por i ka ndikuar edhe në vazhdimësinë e projekteve. Megjithatë, ajo arriti ta publikojë klipin e ri të saj./revistawho.com