• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Enca dashka miq të rinj, të dashur të ri dhe ca vëmendje

Enca e ka të qarte fare mirë se për çfarë është duke kërkuar. Me anë të disa fotove në llogarinë e saj, këngëtarja ka treguar se po kërkon miq dhe një të dashur të ri.
“Po kërkoj për miq të rinj. Dërgoni aplikimet dhe arsyet pse doni të jeni shokët e mi në mesazh. Jam gjithashtu duke kërkuar për një mashkull të ri. Dërgoni aplikimet dhe arsyet në mesazh”, ka shkruar Enca krah postimeve të fundit.
Ne nuk e dimë çfarë e ka shtyrë këngëtaren të ndajë publikisht këto kërkesa, por këtë mund ta zbulojë vetë Enca.
Ne jemi të sigurt se kutia e mesazheve të Encës është plot tani, por shpresojmë që arsyet e paraqitura të jenë bindëse për të./revistawho.com