Festivali i Fundvitit, më i rëndësishmi ndër ata që realizohen në Shqipëri do jetë magjik këtë vit dhe pak nga surprizat u zbuluan me emrat që do e drejtojnë. Xhemi Shehu do i rikthehet ekranit me rolin e prezantueses në këtë edicion të festivalit historik.
Por ajo nuk do jetë vetëm. Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli do jenë të tjerë emra që do drejtojnë spektaklin në netët live me emocione.
Ardit Gjebrea, po ashtu do jetë pjesë e Festivalit. Ai është përfolur prej kohësh dhe më në fund ka konfirmime se do e shohim në skenë si prezantues në një nga netët live.
Këtë vit konkurenca mesa duket do jetë e fortë pasi këngëtarët që do ngjiten në skenë janë ndër më të dashurit për publikun, por edhe me prezantuesit nuk mbetemi mbrapa./revistawho.com