Zoti Llakaj ndaj detaje personale në publik, por kur e bën na emocionon të gjithëve. Ditën e sotme ai ka bërë një dedikim special për të bijën Alkdia. Ajo jeton larg me familjes e saj të vogël, e humoristi i suksesshëm ia uroi ditëlindjen nga Facebook-u, duke i shprehur të gjithë dashurinë e botës por edhe një sekret të vogël:
“Alkida ime! Bija ime…më njoftoi Fb se sot ti ke ditëlindje, e çuditshme. Të kam fëmijën tim por edhe ‘friend’ në Facebook. Si erdhën kohërat, edhe pse të kam ngjitur në krah duhet patjetër të të uroj nga celulari. Ja kështu siç jemi mbledhur të gjithë bashkë, të gjithë me kokën ulur mbi ‘iphone’, të gjithë të urojmë ty…, secili më vete.
Unë nuk di si po të uron yt shoq apo jot bijë, s’di se si po të uron yt vëlla apo jotja kunatë…, as që e mendoj se si po të uron mami se ja ku ta them por mos ma nxirr fjalen… Mami ka qarë kur linde ti! Unë u gëzova se ti u bëre motiv i jetës time dhe tonës! Mos ta zgjas se po zgjat kokën mami nga cel im (çështje vesi). Edhe 100 zemër e babit! Të them si atëherë kur ishe 1 vit. Të dua sa qielli e sa toka!!!
P.s. Do më mbetet qejfi po s’me bëre ‘like’!”/ revistawho.com