• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Emocionohet Soni Malaj, mikeshat e “Spirit Voice” e bëjnë të përlotet

Në 1 maj Soni Malaj pritet të mbajë një koncert recital në “Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës”. Në këtë koncert ajo do të shoqërohet nga reperi Majk, i cili do të performojë një pjesë nga repertori i tij i këngëve.

Për të promovuar recitalin e saj, por dhe për të zbuluar të reja nga karriera, Soni ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Rudina”. Këngëtarja tha se përveç koncertit që do të mbahet në Tiranë do të nisë një turne në trojet shqiptare, sepse sipas saj artistët kanë shumë nevojë që të dalin jashtë “club-eve” të natës ku performojnë.

Rudina kishte përgatitur edhe një surprizë të veçantë për Sonin, e cila e emocionoi dhe e bëri të përlotej. Dy mikeshat e saj të ish-grupit “Spirit Voice”, Elia Zaharia dhe Dorina Tiko, përmes një videomesazhi treguan se sa krenare janë që Soni do të performojë në një koncert të sajin.

Ndër të tjera Malaj tha se ato vazhdojnë të ruajnë raportet e mira dhe se kanë përgatitur një surprizë për publikun, e cila do të zbulohet më vonë. Gjithashtu gjatë bisedës në studio Soni tregoi se edhe vajza e saj, Ana, ka prirje për muzikë dhe dëshiron shumë që ajo të bëhet pjesë e botës së artit. Kujtojmë se Ana është vajza e vetme e këngëtares dhe ajo është munduar që gjatë gjithë këtyre viteve ta mbajë shumë të fshehtë profilin e saj. /revistawho.com