• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Emina Cunmulaj publikon foton e parë të dy vajzave së bashku: Lum motra për motër

Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj pak ditë më parë solli në jetë vajzën e saj të dytë Mia Soraya. Me anë të një postimi krah bashkëshortit dhe fëmijës të sapo ardhur në jetë ajo tregoi me pak fjalë gjithë emocionin që kishte përjetuar. Ndërsa tani pas daljes nga spitali publikon foton më të veçantë të dy motrave. Ella Faria që është vajza e parë e Eminës, mban në krah motrën e vogël. Pikërisht këtë moment supermodelja ka vendosur ta ruajë në një foto dhe e ka ndarë me ndjekësit e saj. “Bota ime. Tashmë ju do keni përgjithmonë njëra-tjetrën. Lum motra për motër. Ella Faria është e dashuruar me Mia Soraya”, -ka shkruar ajo krahas fotos. Edhe sikur ky përshkrim të mungonte portreti i Ellës shfaq çdo emocion që fjalët nuk e përshkruajnë dot!/revistawho.com