• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Emina Cunmulaj pranon se do të largohet nga ‘Instagrami’, arsyen e mirëkuptojnë të gjithë

Ish-modelja e njohur, Emina Cunmulaj, ka ndarë pak orë më parë një shqetësim që e përjetojnë pothuasje të gjithë personazhet publikë, që janë përdorues të ‘Instagram’. Siç ka shpjeguar, disa persona që janë përdorues të adresave fallco kanë shkruar për vajzat e saj. Si çdo nënë, ky detaj e ka prekur edhe Eminën e cila pranoi se po mendon me seriozitet që ta mbyllë profilin e saj pasi nuk duron dot dashakeqësinë drejtuar të voglave të saj.

“Unë jam e çmendur dhe shumë mbrojtëse kur vjen puna tek komentet për fëmijët e mi. Ti fshihesh pas një profili fallco dhe shkruan për vajzat e mia dhe mendon se ke të drejtë të thuash diçka të keqe për to, për të vërtetuar se je një njeri i mirë. Nëse do e dija si dukesh, do të nxija jetën para 1 milionë njerëzve. Nuk më intereson sa i madh apo i vogël je. Sado që dua të të uroj të vuash, më vjen keq për ty, sepse fakti që nuk e ndjen lumturinë që unë provoj çdo ditë të bën njeriun e keq që je”,-janë një pjesë e fjalëve që ajo ka thënë. Probleme si ky i Eminës provojnë pothuaje të gjithë personazhet publikë në momente të caktuara. Jo më kot modelja dëshiron të largohet nga ‘Instagram’.

Emina është nënë e dy vajzave, Mia dhe Ella të cilat i publikon shpesh në rrjete sociale. Ajo jeton prej vitesh në SHBA dhe të gjithë jetën dhe karrierën e ka ndërtuar atje. /revistawho.com