Emina Cunmulaj është një nga vajzat e suksesshme shqiptare e cila karrierën si modele e ndoqi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë pas martesës ajo vendosi që të shkëputet nga bota e modës për t’ju përkushtuar totalisht familjes së saj, e cila përbëhet nga bashkëshorti dhe 2 vajzat e saj.
Siç ka treguar Emina në postimin e fundit, vogëlushja e saj, Mia Soraya, e cila është vetëm 9 muajshe, ka nisur të hedhë hapat e parë.
Cunmulaj e ka ndarë këtë moment të veçantë me të gjithë ndjekësit e saj, duke publikuar një video në ‘Instagram’.
Në video shihet Emina e cila e shoqëron vajzën në çdo hap që hedh dhe duket se kështu do të jetë për gjithë jetën.
Pas publikimit të videos kanë qenë të ndryshëm fansat dhe miqtë e modeles të cilët kanë nisur të komentojnë mbi videon e bukur të vogëlushes./revistawho.com