• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Emina Cunmulaj e pret ditëlindjen në spital, bebi po vjen dhe do t’ia rrëmbejë të gjitha urimet për vete

Mbrëmjen e djeshme, teksa ende po priste urimet e ditëlindjes e po ju kthente përgjigje miqve dhe dashamirësve, Emina Cunmulajt ju desh t’i drejtohej spitalit prej kontraksioneve të lindjes.

Me një video të postuar, ish modelja tregon se nuk e di nëse është alarm fals apo bebi po vjen. E pas disa orësh, konfirmon për ndjekësit në ‘Instagram’, se bebi është duke ardhur.

E shtrirë në krevatin e spitalit, gati për të nisur gjithçka, Emina thotë: “Nuk ishte alarm fals. Po presim bebin të vijë. Sot është ditëlindja ime, në fakt vetëm për dy orët e ardhshme. Pyes veten a do vijë bebi për ditëlindje time, apo do ketë ditën e tij të lindjes”.

Edhe pse kanë kaluar goxha orë, Emina ende nuk e ka dhënë lajmin e bukur të ardhjes në jetë të djalit të parë, ndaj na mbetet të presim./revistawho.com