• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Emina Cunmulaj bëhet nënë për herë të tretë, zbulon emrin e djalit

Emina Cunmulaj dha lajmin e ëmbël, më në fund ka djalin e saj në krah. Me një foto nga spitali, ish-modelja, na tregoi emrin e tij dhe ndjesitë e para.

“Djali im erdhi. Shá Yosef Nazarian. Zemra ime është plot. I vogli im, më ke mësuar kaq shumë që tani, numër një është durimi. Nuk kishte rëndësi kur duhej të vije, por kur doje ti të vije. Më mësove se gjërat nuk jepen kur i do, por kur është e thënë t’i kesh. Faleminderit për këtë mësim e shumë të tjerë që do vijnë”, shkroi Emina e emocionuar.

Ky është djali i parë i Eminës dhe bashkëshortit të saj, Sam, pas dy vajzave./revistawho.com