Pas bashkëpunimit me Ylli Limanin dhe Capital T në vitin e lënë pas, Elvana ka vendosur që edhe 2022-in ta nisë me një tjetër bashkëpunim. Kënga e saj dhe Mozzik është komentuar shpesh në rrjetet sociale duke ngjallur shumë kuriozitet. Dhe më një video në ‘Instagram’, Elvana ka zbuluar një pjesë të këngës me titull “S’ka”. Seksi dhe tejet në formë, Gjata shfaqet në makinë duke kënduar këngën që pritet të vijë shumë shpejt. Mozzik nuk ka ndarë ende një moment të tij në këngë, por kaq pak mjaftoi që pyetjet në llogaritë e secilit të vërshojnë, për të marrë vetëm një përgjigje, se kur do të publikohet në ‘Youtube’ ky projekt./revistawho.com
https://www.instagram.com/tv/CYOspVjIYlF/?utm_source=ig_web_copy_link