• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Elvana nuk ka të sosur. Prisni nesër surprizën e radhës, 100 për qind shqiptare

Elvana Gjata i paska rezervuar gjithë surprizat për verën e 2021-it dhe gjithë punën e bërë po e publikon shpejt. Dje zbuloi se po sjell një bashkëpunim me artistë internacionalë, e sot na tregoi se ka zgjedhur Ylli Limanin për një projekt që publikohet nesër.

Fansat janë entuziasmuar më shumë se kurrë vetëm nga kjo foto dhe komentet shprehin gjithçka.

Duke marrë parasysh vokalet dhe stilin e dy artistëve që është shumë pranë baladave, mbase do dëgjojmë diçka të ngjashme./revistawho.com