Pa shumë zhurmë, me heshjten që e karakterizon kur largohet nga vëmendja e publikut, pas punës së palodhshme me të cilën kënaq ndjekësit e saj besnikë, Elvana ka lajmëruar dje rikthimin e saj me projekte të reja muzikore.
E mënyra më e mirë për ta bërë këtë ka qenë një set fotografik i realizuar nga Endrit Mertiri, ku këngëtarja shfaqet e veshur në ngjyrë të bardhë me ‘makeup-in’ natyral të cilit nuk i ndahet asnjëherë dhe flokët e kapura. Pa qenë nevoja për shumë ngjyra, apo për shumë ekstravangancë Elvana i kthehu dhe njëherë të gjithë sytë nga puna e saj.
Dhe sa bukur kur dhe puna dhe paraqitja bëhen një e vetme. Sepse me siguri me po të njëjtën kënaqësi që ndjekësit e shohin pamjen natyrale të saj presin edhe projektet e reja, që ndoshta nuk do të jenë 1 apo 2, por më shumë./revistawho.com