• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Elvana Gjata jep mesazhin e rëndësishëm ‘live’ në ‘Top Channel’: Ju lutem mos u panikosni…

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Elvana Gjata ka qenë mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte në ekranin e ‘Top Channel’ në programin ‘Open’.

Këngëtarja ka theksuar se do i vinte keq nëse njerëzit do të infektoheshin prej saj, ndaj i është lutur të gjithë shqiptarëve të mos panikohen dhe të besojnë se kjo situatë do të kalojë.

Gjata ka shtuar se të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi, ashtu si ajo ka vepruar dhe duke qeshur ka pohuar se i lan duart çdo 5 minuta.

Elvana ka treguar gjithashtu se ka anulluar çdo angazhim të sajin dhe turet e muzikës për shkak të gjendjes aktuale në të gjitha vendet ku ka mbërritur ‘Corona Virus’.

Kujtojmë se Gjata është një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar për shkak të eksperiencës së saj të gjatë në të./revistawho.com