• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Elvana Gjata gjithmonë e njëjta, ky detaj nga klipet e këngëtares ju ka shpëtuar

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata u rikthye sërish në skenë pas një mungese disa mujore. Ajo performoi para publikut kosovar në mbrëmjen e pavarësisë dhe menjëherë pas atij momenti, këngëtarja publikoi edhe një videoklip të ri që mban emrin ‘Tavolina e mërzisë’. Suksesi ishte i garantuar dhe kënga është pëlqyer shumë, por e keni vënë re detajin që e lidh këtë këngë me një pjesë të mirë të klipeve të Elvanës?

Bëhet fjalë për grimin. Mbase shumë nga ju nuk i kanë kushtuar rëndësi, por këngëtarja e njohur zgjedh gjithmonë grim të lehtë në klipet e saj. Ajo preferon ngjyrat e tokës të cilat i aplikon tek buzët dhe tek sytë.

Në disa raste të rralla ajo ka eksperimentuar me të kuqen dhe vishnjen tek buzët, por gjithsesi ‘look-u’ i saj mbetet i thjeshtë.

Vetë këngëtarja ka treguar pak ditë më parë se kjo është një zgjedhje e saj, madje për grimeren me të cilën punon është disi ‘zhgënjyese’. Elvana është një nga femrat më simpatike të ekranit shqiptar, jo më kot i qëndron besnike natyralitetit duke u përqendruar më shumë tek të bërit muzikë të bukur. / revistawho.com