• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Elvana e “ngacmon” me komentin epik në mesazhe, Ermali ndan me të gjithë bisedën në ‘Instagram’

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata kanë treguar prej kohësh se gëzojnë një miqësi shumë të ngushtë me njëri-tjetrin.

Së fundmi Ermali ka ndarë me ndjekësit një foto të mesazheve me Elvanën në llogarinë e tij në ‘Instagram’, duke shkaktuar mjaft të qeshura dhe tek ndjekësit.

“Sa i mirë o Zot! Joeli si Ami, qeni si ty”, i ka shkruar Gjata në mesazh Ermalit.

Ai e ka publikuar këtë bisedë duke e shoqëruar me të qeshura dhe duke zbuluar se si është një bisedë e zakonshme e tyre.

Ndjekësit kanë qeshur me krahasimin e Elvanës, ndonëse gjithçka ka qenë një shaka mes miqsh prej tyre./revistawho.com