• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Eltioni dhe Iliri ende s’po e zgjidhin çështjen e shekullit, Arbri: Ai nuk ka hyrë aty për të fituar BBV

Debati mes Eltionit dhe Ilirit për një audicion të para 11 viteve po vazhdon të bëhet temë diskutimi brenda shtëpisë së ‘Big Brother’. Sit  situata është përkeqsuar më shumë pasi ka pasur fyerje banale mes dy balerinëve.

Arbër Hajdari ka dhënë mendimin e tij lidhur me këtë situatë dhe është shprehur se Eltioni po e përdor këtë debat për të qëndruar brenda shtëpisë.

“Tokia nuk mendon shumë gjatë ka thënë ky është i fortë do ti bi këtij, kam një histori që ka ndodhur para 11 vjetësh dhe më duket gjë e ulët dhe të futesh aty brenda dhe ti thuash atij tjetri pse s’më ke zgjedhur. Ai këtë muhabet ka, pse s’më ka zgjedhur. Çfarë do bëj tjetër ai aty, s’ka hyrë për të fituar Bigun po për të marrë vesh pse s’e ka pranuar Iliri”, tha Arbri.

Eltioni nuk e pranoi këtë akuzë të Arbrit, por diskutimi qe i vakët.

Kujtojmë se edhe Iliri dhe Eltioni janë në nominim./revistawho.com