• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Elton John habit me deklaratën e tij: Jam i lumtur që fëmijët e mi nuk e njohën nënën time

Elton John nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie të mirë me nënën e tij dhe këtë gjë e ka treguar edhe përmes deklaratës të bërë së fundmi. Në një intervistë për “CBS Sunday Morning” ai është shprehur se është i lumtur që dy fëmijët, Zachary dhe Eliah, që ai i ka me David Furnish, nuk e kanë njohur nënën e tij.

“Ajo asnjëherë nuk e ka pëlqyer David. Ajo nuk pëlqente asnjë. Ajo nuk kërkoi asnjëherë t’i takonte fëmijët. Por jam i lumtur që ata nuk e njohën atë, sepse ajo do t’i kritikonte siç më ka kritikuar mua. Ajo ishte sociopatike”, ka thënë John. Ai ka treguar se u pajtua me nënën e tij para se ajo të ndërronte jetë, por asgjë nuk kishte ndryshuar në realitet në marrëdhënien mes tyre.

Elton ka rrëfyer se e ëma i thoshte se donte, pavarësisht se nuk e pëlqente. Për marrëdhënien e keqe me nënën e tij, artisti i njohur ka shkruar diçka edhe në librin autobiografik “Me”, që pritet të publikohet në 15 tetor. /revistawho.com