Lajmi që Elon Musk dhe Grimes u bënë prindër për herë të dytë erdhi vetëm pak ditë më parë dhe tani u zbulua se janë ndarë. Ka qenë vetë këngëtarja ajo që e pranoi lajmin e ndarjes. “E dhe unë u ndamë prapë. Ai është akoma shoku im më i mirë dhe dashuria ime e jetës”,- u shpreh ajo në Twitter. Vetëm pak para kësaj deklarate, në një intervistë, Grimes ka zbuluar lajmin e ardhjes në jetë të një tjetër fëmije nëpërmjet një nëne surrogate. Ajo sqaroi gjithashtu se ndarja ka ardhur fill pas publikimit të intervistës, por nuk ka zbuluar detaje të tjera për arsyet që e çuan çiftin drejt këtij vendimi.
Elon Musk dhe Grimes janë prindër të dy fëmijëve dhe lidhja e tyre disavjeçare ka pasur uljet dhe ngritjet e veta që janë bërë publike gjithmonë. Ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, ndaj nuk dihet nëse kjo do jetë ndarja përfundimtare e çiftit./revistawho.com