Këngëtarja e famshme britanike, Ellie Goulding është shtatzënë. Lajmin e dha vetë 34-vjeçarja për “Vogue” duke bërë publike dhe fotot me barkun e rrumbullakosur. Ellie po pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Caspar Jopling, dy vite pas martesës së tyre.
“Nuk e kishim bërë me plan. Nuk e mendoja. Tani që jam shtatzënë, më bën të ndihem më grua. Kam forma trupore që nuk i kam patur kurrë. Jam duke e shijuar. Burri im po e shijon gjithashtu.”-tha këngëtarja, e cila është 30 javëshe shtatzënë.
Ellie tregon: “Para shtatzënisë haja vetëm sallatë dhe fruta të thata ndërsa tani kërkoj vetëm McDonalds. U tremba pak sepse papritur kërkova vetëm gjëra të ndaluara. Ky beb nuk do brokoli, spinaq dhe lakër. Do vetëm sheqerna dhe karbohidrate”.
Ellie dhe bashkëshorti i saj Caspar, 29-vjeç u martuan në gusht të vitit 2019 në Angli.