• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Elita Rudi feston ditëlindjen, urimin më të bukur e merr nga vjehrra

Elita Rudi feston sot ditëlindjen dhe ky vit e ka gjetur më të plotësuar se kurrë, pasi është bërë nënë pak muaj më parë. Mes urimeve të shumta nga kolegë, familjarë dhe miq të bukuroshes së ekranit, ra në sy edhe ai i vjehrrës, e cila ka publikuar një foto të sajën me nusen dhe një foto nga dasma e të birit për ta uruar. “Qofsh e lumtur përjetë nuse”, shkruan Lirija.

Me siguri të gjithë do të donin të ishin në vendin e Elitës, për raportin shumë të mirë që ka me nënën e bashkëshortit. Moderatorja ka rrëfyer edhe më herët se vjehrrën e shikon si nënë të dytë dhe është shumë e lumtur për praninë e saj. /revistawho.com