• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Elia ka një falenderim për Princ Lekën në 5-vjetorin e martesës: Faleminderit për përkujdesjen si ditën e parë

Elia Zaharia dhe Princ Leka sot festojnë 5-vjetorin e martesës së tyre. Në Instagramin e saj, Elia ka ndarë një sërë fotosh ku nuk e ka kursyer vlerësimin për bashkëshortin e saj.

“Sot, pesë vite më parë. Koha ka fluturuar me ty. Faleminderit për dashurinë dhe përkujdesjet e pakursyera, si ditën e parë! Faleminderit miq që e bëtë dasmën tonë të paharrueshme, më të bukur se ç’mund ta kishim ëndërruar!”, shkruan Elia.

https://www.instagram.com/p/CUwwSxZjfqBj6vZcJu43Z-oin_ymRcPCP5u1i80/?utm_medium=copy_link

Më tej Princesha, shkruan se ndihet e bekuar që jeta e tyre është përmbushur me një dashuri të pakrahasueshme, që është vajza e tyre e vogël. “Faleminderit Zot që na bekove me vogëlushen tonë, duke na e përmbushur jetën me një dashuri të pakrahasueshme”.

https://www.instagram.com/p/CUw0Iidj6wzJS0AUbqfligpKymlzGy5gHb01tQ0/?utm_medium=copy_link

Elia dhe Princ Leka lidhën kurorë 5 vite më parë, në një ceremoni madhështore, ku ishin afro 500 të ftuar, e ku sigurisht nuk munguan as përfaqësues të familjeve mbretërore. Dasma e mbretërore u pasqyrua gjerësisht edhe nga mediat e huaja./revistawho.com