• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Elia dhe princi nuk na mbajnë më të fshehta, publikojnë fotot e pritjes së ëmbël

U desh një foto paparaci, që qarkulloi pak javë më parë, që të merrnim vesh se princeshë Elia ishte shtatzënë, e madje në ditët e fundit. Familja mbretërore jo vetëm që nuk bëri lajmërim zyrtar për pritjen e ëmbël por shtatzënia u mbajt tërësisht e fshehtë, deri ditën kur bebi erdhi në jetë. Ama, kjo nuk do të thotë që Elia dhe Leka nuk kanë i kanë bërë të gjitha. Edhe shërbimi fotografik qenka bërë e qenka kuruar për merak. Sot princi ka publikuar fotot e realizuara gjatë muajve të shtatzënisë, si gjithmonë në oborrin e shtëpisë së tyre. Mbase kanë realizuar edhe ndonjë babyshower në fshehtësi të plotë dhe në pëputhje me vendimin: asnjë fjalë medias. Ama pas lindjes së Geraldinës gjërat kanë ndryshuar dhe çifti po tregohet dorëlëshuar. Mëkat t’i mbanin veç për vete foto kaq të bukura.