• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Elhaida Dani e nis ditën në mënyrën më të bukur, një kafe me njerëzit më të rëndësishëm

Pas sukseseve të saj të njëpasnjëshme në Shqipëri dhe Itali, Elhaida Dani ka ndërtuar një karrierë që të gjithë artistët e ëndërrojnë. Angazhimet e saj kohët e fundit ka qenë të shumta, duke qenë se së bashku me një trup artistësh Elhaida udhëtoi në vende të ndryshme të botës për të luajtur rolin e Esmeraldës në ‘Katedralën e Parisit’.

Megjithatë pavarësisht se kohën e ka të ngjeshur ajo arrin ta gjejë mënyrën për të kaluar disa momente të këndshme mes njerëzve të saj më të rëndësishëm. Dita për Elhaidën ka nisur më bukur se kurrë, pranë dy prindërve të saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video duke shijuar kafen e mëngjesit me mamin dhe babin. Duket se ky moment e ka kënaqur shumë Elhaidën, sepse sigurisht nuk ka më mirë se sa të gjendesh sikur edhe për pak çaste pranë persoanve që të duan dhe të mbështesin më shumë në këtë jetë. /revistawho.com