• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Eleni Foureira për herë të parë në një intervistë shqiptare, tregon arsyen e emigrimit dhe problemet me gjuhën

Eleni Foureira është këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila ka zhvilluar karrierën e saj në Greqi. Prej vitesh këngëtarja e ka mohuar prejardhjen për shkak të paragjykimeve, por tani më krenare se kurrë ajo nuk e mohon më këtë fakt.

Para pak ditësh Eleni mbajti në Tiranë edhe koncertin e parë ku tregoi se kjo ishte një eksperiencë mjaft e bukur.

Para se të largohej për të vazhduar turin e saj, Eleni ka bërë një intervistë me Jonida Shehun në emisionin më të ri, “Jonida podcast”. Përgjatë intervistës ajo tregoi për largimin e dhimbshëm nga atdheu dhe përjetimet e para në Greqi.

“Më kanë mbetur pak kujtime, por ato pak i kam shumë të forta. Nuk mbaj mend shumë nga vendlindja, Patosi, por kujtoj shumë gjëra nga vendi ku jam rritur, Vlora. E mbaj mend si një vend të bukur pa rrugë, sepse 25 vite më parë nuk kishte. Ndihesha shumë e lirë dhe e lumtur në atë vend. Kur filluan të ndodhnin rrëmujat e piramidave në Vlorë, filluan të shtënat ndaj ne vendosëm të linim Shqipërinë sepse nuk kishim më lek. Në fillim ishte shumë e vështirë sepse po nisnim jetën nga e para. Mami dhe babi vendosën të na flisnin greqisht në mënyrë që ne të mësonim shumë shpejt dhe të mos kishim probleme me shkollën”,- tregon Eleni teksa ndërthur shqipen me greqishten./revistawho.com