Eleni Foureira është gati për t’u martuar pas 4 vitesh lidhje me futbollistin dhe biznesmenin spanjoll, me banim në Arabinë Saudite, Alberto Botia. Lidhja e Elenit dhe Albertos nisi në 2016 e që prej asaj kohe janë përfolur shpesh për ndarje e ribashkime. Si një lidhje që ka vazhduar në distancë, kjo është mëse normale.
Megjithatë tani Alberto ka vendosur të zhvendoset pranë këngëtares dhe i ka propozuar për martesë.
Gazetarët grekë kanë zbuluar se Eleni i ka thënë “Po” propozimit dhe shumë shpejt çiftin do t’i shohim të martuar.
“Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi për t’i propozuar për martesë”-tha një gazetar grek gjatë një emisioni në televizionin grek Mega, teksa diskutohej për Elenin dhe lidhjen e saj të shumëpërfolur.