• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme, Who VIP

EKSKLUZIVE PËR WHO/ Nga mesazhi më i bukur tek qortimet e të dashurës, Kledi Hysa zbulon ngjarjet jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”

Nga: Xhuljana Lakuta

Rrugëtimi i tij brenda “Big Brother Vip” përfundoi 3 ditë më parë, megjithatë duket se jehona e veprimeve, karakteristikave, personalitetit, batutave e zgjedhjeve të tij brenda shtëpisë më të përfolur, do të vazhdojë gjatë.

Në përpjekje për t’i huazuar shqiptarëve etikën e punës dhe rregullin për të, me një lidhje të lënë mes shumë pikëpyetjesh, një dasmë tipike shqiptare e motove që e zgjojnë çdo ditë me optimizëm, Kledi Hysa i përgjigjet në Revistën Who, pyetjeve që me siguri të gjithëve ju kanë shkuar ndër mend njëherë për të.

Çfarë ke marrë nga austriakët dhe ke dashur t’ua huazosh shqiptarëve dhe çfarë ke dëshirë nga shqiptarët t’i huazosh austriakëve?

Nga austriakët kam marrë etikën që ata kanë si për jetën ashtu dhe për punën dhe besoj se çdo njeri duhet ta ketë. Nga shqiptarët është dashuria për familjen, për jetën, për kombin që ne kemi, pra ne bëjmë çdo gjë me pasion.

Khaoula mendon se të pret me një përqafim apo me një qortim?

Po si fillim do më përqafojë, pastaj dhe mund të më japi ndonjë qortim.

Kledi do preferonte një dasmë minimaliste apo një dasmë tipike shqiptare?

Unë jam shqiptar, kështuqë dhe dasma ime do të jetë tipiko shqiptare, siç na ka hije.

Çfarë i thotë Kledi vetes çdo ditë para se të flejë dhe kur zgjohet?

Zot faleminderit për këtë ditë të mrekullueshme, qoftë e nesërmja edhe më e mirë.

Lali çohu se na pret një super ditë.

Cila është motoja jote në momentet e lumtura dhe cila është ajo e ditëve të lodhshme e të mërzitshme?

Mund t’ju them që dy motot e mia janë:

A positive mindset brings positive things.

There is no failure. You either win or you learn.

Kur kthehesh pas në kohë, cila janë 3 gjërat që do i ndryshoje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”?

Nuk mendoj se do ndryshoja asgjë pasi unë aty kam qenë vetëvetja dhe nuk mund të bëja asgjë më ndryshe seç kam bërë, por ndoshta duhet të isha shprehur më mirë për situatat e mia që të mos kishim gjithë këtë konfuzion në fund.

Cili është mesazhi më i bukur që ke marrë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

Mesazhe kam pasur pafund dhe i falenderoj të gjithë për mesazhet e përzemërta, por mesazhi më i bukur ka qenë i mbesës sime për të cilën më kishte marrë malli pafund.

Cila është ëndrra më e madhe e jotja?

Hmmm, pyetje e vështirë kjo. Unë mendoj që çdo ëndërr është e arritshme, por besoj më e madhja është që të bëj familjen time aq krenare për mua, sa jam une për ato dhe të jem i aftë t’i plotësoj çdo nevojë që ato kanë.

Çfarë i thua sot gjithë ndjekësve të Revistës Who që kanë hapur me kërshëri për të lexuar çdo lajm rreth teje dhe të kanë komentuar për mirë, apo për të bërë ndonjë kritikë?

Ju falenderoj nga zemra për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë e që vazhdoni të më jepni. Jeni më të mirët, ju përqafoj nga larg dhe vetëm gjëra të bukura na presin./revistawho.com