• youuinsttaaffccbb
TEST
Gjerat që nuk i dini për mua..., Në Kopertinë, Pikante sot, Who VIP

EKSKLUZIVE / “Nga dita kur jemi lidhur, nuk jemi zënë kurrë…” – Afërdita Dreshaj rrëfen 20 gjërat që nuk i dini për të

Fotot: Geljant Kaleci / Hair & Make Up: Suela Çangu / Styling: Niko Komani / Falenderime për rezidencën “Kodra e Diellit” dhe “Sun Wellnes Center”

Kostum: Morphine Closet
Kostum: Morphine Closet

Me Afërdita Dreshajn mund të realizosh intervista shumë të mira, sepse ajo është gjithmonë e gatshme për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, por ne të ‘revistawho.com‘ vendosëm që këtë herë ta vëmë të na rrëfejë listën me 20 gjërat që nuk i dimë për të. Dhe bëmë shumë mirë, sepse përmes kësaj mësuam që biondja fatale e skenës urren shiun, që zënkat e saj më të dashurin aktual nuk kanë shkuar kurrë deri në ndarje (qoftë edhe për vetëm një ditë), që ka të njëjtën adresë email-i që nga klasa gjashtë dhe që në dollapin e saj ka më shumë se 100 palë atlete… Mësuam edhe shumë gjëra të tjera, që po ua lëmë t’i zbuloni vetë në listën që pason.

Rrobabanjo: Adidas Albania Pantallona: Max & Co
Rrobabanjo: Adidas Albania
Pantallona: Max & Co
  1. E urrej shiun dhe kam shumë frikë nga shiu (kam një arsye shumë të fortë për këtë).
  2. Jam e çmendur pas thonjve dhe flokëve të mi… Duhet të jenë perfektë, ose ndryshe nuk dal nga salloni. Mikeshat më quajnë “hair perfectionist”, sepse po s’më doli ngjyra që dua, parukierët kanë punë me mua… Edhe nëse nuk ia dalim atë ditë, do të punojmë disa ditë rresht për të arritur ngjyrën që duhet.
  3. Më pëlqen kafja e ftohtë, më shumë se sa e ngrohta.
  4. Jam shumë kokëfortë dhe ia dal gjithnjë të bëhet siç dua unë.
  5. Flas 4 gjuhë.
  6. I dashuroj ‘Haribot’.
  7. Kur dua, dua çmendurisht.
  8. Nga dita kur jemi lidhur, nuk jemi zënë kurrë me Kubin (kështu i thërret Afërdita, të dashurit të saj Jakub Kindl) deri në atë pikë sa të mendojmë ndarjen, qoftë edhe për vetëm një ditë.
  9. Stresohem edhe për gjënë më të vogël.
  10. Në listën e telefonit tim ‘favorites’ kam 7 njerëz dhe e para ndër to është Jehona (motra e saj).
  11. Ha shumë, por ushtrohem shumë në palestër.
  12. Kam të njëjtën adresë email-i që nga mosha 12 vjeç.
  13. Kam qenë nxënëse me të gjitha 10-ta në shkollë.
  14. Nëse më pëlqen një gjë, i blej të gjitha ngjyrat e atij modeli.
  15. Në jetën e përditshme nuk vesh kurrë funde ose fustane, miqtë më thonë që ngjan më shumë si çun sesa si goc me këto veshje.
  16. Jam shumë e ndjeshme, prekem edhe duke parë një film, ose duke dëgjuar një histori në ekran.
  17. E urrej rrëmujën dhe papastërtinë… Për këtë arsye, gjithmonë përfundoj duke u marrë vetë me punët, edhe pasi ka ikur pastruesja.
  18. Besoj në ‘karma’.
  19. Gjëja parë që shoh tek një mashkull janë këpucët.
  20. Kam më shumë se 100 palë atlete.
img00002
Xhaketa: Adidas Albania Rrobabanjo: Adidas Albania Kapele: Adidas Albania

whoonline40

Xhaketa: Max & Co

Bustier: Morphine Closet Pantallona: Adidas Albania Kapele: Adidas Albania Rrobabanjo: Adidas Albania

Bustier: Morphine Closet
Pantallona: Adidas Albania
Kapele: Adidas Albania
Rrobabanjo: Adidas Albania