• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Paparaci

EKSKLUZIVE/ Ermali dhe Joeli, surprizë Amit në provat e “Dancing With The Stars 6” (FOTO)

Prej disa ditësh tashmë, në teatrin e vallëzimit të yjeve, kanë nisur provat për edicionin e gjashtë. Të gjithë po përpiqen të bëjnë më të mirën, në mënyrë që premiera e 15 tetorit të sjellë në ekran një shfaqje për t’u shijuar nga fillimi në fund. Kërcimet dhe fabulat mbi të cilat ato janë ndërtuar janë të shumëllojshme dhe personazhet ndihen mjaft komodë, ndonëse është dalja e tyre e parë në një skenë kërcimi. Sigurisht nuk mungojnë as emocionet dhe në këtë pikë, pesha më e madhe, ndonëse për të katërtin vit tashmë, i bie moderatores së spektaklit, Amarda Toska, e cila në këtë edicion do të ketë për partnerë dy djemtë e talentuar të “3jat” Mateon dhe Rudin. E njeh në pëllëmbë të dorës formulën e spektaklit, e megjithatë është rigoroze në prova si askush tjetër, aq sa për shkak të tyre ka filluar të marrë mungesa edhe në shtëpi… Por, kur nuk është ajo në shtëpi, vjen shtëpia tek ajo. Dy djemtë e jetës së saj, Ermali dhe Joeli, e kanë surprizuar duke i bërë një vizitë speciale në prova, nga e cila Ami harroi lodhjen dhe nisi të shijojë gjithë qejf momentet krah të birit dhe bashkëshortit… Me këtë energji të mirë është e sigurtë që nata e parë e “Dancing” do të shkëlqejë, ndaj e vetmja gjë që na mbetet, është të presim të enjten për të shijuar spektaklin.

ami-dhe-joeli-me-logo