• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ekskluzive/ Eneda Tarifa rikthehet në “Portokalli”

“Portokalli” do të rikthehet në ekran me shumë ndryshime këtë sezon. Një nga largimet që bëri bujë ishte ai i moderatores së njohur, Xhemi Shehu. Që prej atij momenti, kurioziteti nga fansat se kush do e drejtojë këtë sezon spektaklin e humorit ka qenë i madh.

Burime për “Who” tregojnë se në drejtimin e spektaklit të humorit do të rikthehet Eneda Tarifa, e cila e ka drejtuar për 6 vite këtë format… Këngëtarja fituese e “Kënga Magjike 2019”, është parë ditët e fundit në ambientet e “Top Channel”, pranë stafit të “Portokalli”. Rikthimi i Tarifës është një rikthim në shtëpinë ku përveçse të prezantojë e këndojë, e kemi parë edhe të aktrojë. Me këtë rikthim Eneda duket të kthehet prezantuesja më jetëgjatë në historinë e “Portokalli”. 

Kujtojmë se edhe për Salsanon qarkulluan zëra se do të largohej, por asgjë nuk ishte e vërtetë dhe këtë e kanë treguar përgatitjet për këtë sezon.