Në formën më diskrete të mundshme, larg vëmendjes së rrjeteve sociale, por pranë njerëzve e miqve më të dashur, Salsano Rrapi dhe Erjola Kakeli kanë kurorëzuan dashurinë shumë vjeçare mbrëmjen e kaluar në jugun e Shqipërisë. Me një festë surprizë në ditën e lindjes, Erjola e ka surprizuar Salsanon duke i vënë unazën në gisht, moment të cilin e kanë dëshmuar gjithë miqtë e pranishëm në festë.
Revista Who ka mundur të sigurojë fotot ku duket dhëndri, nusja dhe dy vajzat e vogla duke e kremtuar dashurinë e tyre fare thjeshtë, buzë detit me fustanin e bardhë dhe kostumin tipik. Dekori ka qenë i mbuluar me lule dhe dritat që i kanë dhënë dozat e duhura të romancitetit gjithë mbrëmjës, i krijuar i gjithi nga ‘Sara Event’.
Salsano dhe Erjona bashkëjtojnë prej shumë vitesh dhe momentin më të ëmbël vendosën ta shijojnë pa shumë zhurmë. Revista Who i uron jetë të lumtur e të gjatë çiftit./revistawho.com