• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Vetëm në WHO

Ekrani qenka i mbushur me Bricjapë, që iu takohen brirët në disa pika

Përshkruhen si të ftohtë, të dhënë pas parasë, këmbëngulin për të arritur qëllimet e tyre dhe punojnë fort, por Bricjapët janë gjithashtu edhe njerëz të televizionit. Xhemi Shehu, Alketa Vejsiu, Bora Zemani, Liberta Spahiu, Dojna Mema, Ilda Bejleri janë disa nga moderatoret shqiptare që i përkasin shenjës së Bricjapit. Dhe mjafton vetëm fakti që janë shumë korrekte dhe stoike në punën e tyre, për ta kuptuar se kujt shenje i përkasin.

Alban Dudushi, një nga gazetarët më të mirë në vend është gjithashtu Bricjap. E meqë jemi tek Albani duhet të përmendim se Bricjapët janë shumë të dhënë pas familjes dhe duan gjithçka të jetë e përsosur në shtëpinë e tyre. Siç tregon edhe Bieta: “Në fund të ditës, jemi të dy me brirë. Ai është Bricjap, unë Dash. I përplasim brirët shpesh dhe na janë lëmuar cepat, e në këtë kuptim, jemi zbutur goxha. Kemi qenë natyra shpërthyese, gjaknxehtë, me sherre, ndarje përgjithmonë, pooor u lëmuan brirët dhe nuk e vrasim më aq shumë njëri-tjetrin.”

Bricjapët janë shumë privatë dhe protektivë ndaj personave të tyre të dashur. Shembull për këtë është Sara Hoxha, e cila ka ditur ta ruajë në mënyrë hermetike privatësinë e saj. Sara tregon aq sa dëshiron, atëherë kur ajo dëshiron në rrjete sociale.

Bricjapët janë gjithashtu edhe dorëlëshuar dhe bëjnë shumë dhurata. Dhe jo dhurata dosido, por të shtrenjta. Elita është një ndër vajzat me fat që ka Gjikon, një Bricjap. Reperi i bën shumë dhurata moderatores dhe siç ka treguar ajo shumica prej tyre janë bizhuteri./revistawho.com