Muaji na jep lamtumirën me Eklipsin e Hënës në shenjën e Binjakëve, duke ndryshuar kështu klimën, gjendjen shpirtërore dhe kushtet. Nevoja për komunikim, për një jetë të përditshme më aktive, për udhëtime të vogla apo të gjata, për një atmosferë më të këndshme, optimiste, larg klimës së rëndë të kohës që përjetojmë, rritet dhe forcohet.
Optimizmi dhe shpresa, si një eliksir shërues, së bashku me ambientin festiv kërkojnë vendin e tyre në jetën tonë dhe këtë dhjetor, si çdo vit. Në dëgjimin e fjalës “eklips” disa mund të ndjejnë pasiguri dhe frikë. Dhe me të vërtetë eklipset paralajmërojnë për disa situata të veçanta, por në të njëjtën kohë ato janë sfida dhe sjellin mundësi për zhvillim.
Me këtë Hënë të Plotë dëshirat janë të mëdha dhe përshtatja është e nevojshme. Një ngjarje e papritur mund të na detyrojë të ndryshojmë rutinën, sjelljen ose planet tona. Ndoshta do të tronditemi disi, do të detyrohemi të ndryshojmë drejtim, duke bërë ndryshime të vogla dhe duke përdorur metoda të reja. Nevoja e madhe për liri, për diversitet dhe pasiguria jonë na shkaktojnë një konflikt të brendshëm. Udhëtimi në botën e bukur të dijes, udhëtimet e mendjes dhe të fantazisë do të jenë qetësuese për vorbullën e mendimeve dhe ndjenjave të shkaktuara nga realiteti që jetojmë. Le të përqendrohemi në nevojat tona themelore, mirëqenien dhe në gjithçka që na bën të ndihemi të sigurt.
Hëna e Plotë prek kryesisht Binjakët, Shigjetarin, Virgjëreshën, Peshqit të lindur në dhjetë ditët e para të shenjës.
· Binjakët, Dashi, Akrepi dhe Shigjetari: Përfitoni nga periudha për të zhvilluar dhe zbatuar planet tuaja. Shumë prej jush do të përballojnë me sukses rrëfimet, mosmarrëveshjet, çështjet ligjore apo konstatimet që do të hasin.
Demi, Virgjëresha, Luani dhe Ujori: Do të keni dëshirë të bëni ndryshime në jetën tuaj, duke u çliruar nga pengesat apo barra që ju rëndon. Është një përgatitje për 2021.
· Gaforrja, Peshorja, Bricjapi dhe Peshqit: Do të përqendroheni në realizimin dhe mbylljen e çështjeve të vitit 2020.
DASHI
Fillon për ju një periudhë favorizuese gjatë së cilës duhet të bëni lëvizjet e duhura për promovimin dhe realizimin e projekteve tuaja. Çdo nxitim ju udhëheq në gabime dhe kryesisht mos hyni në kontradikta me eprorët tuaj. Bisedime të rëndësishme dhe ndihmë do të keni në fushën profesionale, ndërkohë që optimizmi dhe entuziazmi do të karakterizojnë periudhën.
TIP: Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve.
DEMI
Sektori kryesor ku duhet të përqendroheni janë financat pasi aty do të paraqiten detyrime të larta, ndoshta të papritura apo të paparashikuara. Kujdes të madh tregoni dhe në marrëdhëniet apo bashkëpunimet tuaja të cilat karakterizohen nga pa stabilitet, diçka që do të vazhdoj dhe gjatë periudhës në vijim.
TIP: Menaxhoni sa më mirë financat tuaja.
BINJAKËT
Është momenti të përqendroheni tek vetja dhe në marrëdhëniet lidhur me të tjerët. Madje marrëdhëniet personale apo profesionale do t’ju preokupojnë për një kohë të gjatë, prandaj është mirë të dini se çfarë kërkoni prej palës tjetër, pa pretendime të tepërta që vetën në gabime ju çojnë. Gjatë kësaj periudhe është e domosdoshme të organizoni sa më mirë rutinën tuaj dhe të zgjidhni çështjet lidhur me familjen apo shtëpinë. Eklipsi i 30 nëntorit do të sjellë ndryshime në jetën tuaj dhe do t’ju japë një shtytje të mëtejshme përmes sfidave dhe shanseve që do të paraqiten.
TIP: Trajtoni sa më mirë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet dhe nxirrni në dritë talentet tuaja duke bërë fokus në një drejtim.
GAFORRJA
Ndiheni të lodhur nga gjithë ato që keni kaluar vitet e fundit, por duhet të gjeni mënyrën për tu kujdesur për veten, për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Problemet në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja ndoshta ende nuk kanë mbaruar, por përmes disa bisedave apo diskutimeve do të udhëhiqeni në rrugëzgjidhje dhe do të përbëjnë një ndihmë për ju. Në fushën emocionale jeni të privilegjuar pasi flirti dhe dashuria do të jenë prezent në jetën tuaj. Shprehni dhe ju ndjenjat tuaja dhe lenë mënjanë lodhjen, ndrydhjen dhe problemet e së kaluarës.
TIP: Një dëshirë apo një ëndërr do të realizohet.
LUANI
Eklipsi hedh dritë në planet dhe projektet që keni lidhur me veten dhe karrierën tuaj. Dëshira për t’u ndjerë sa më krijues do të jetë e madhe, por për ta realizuar atë do të duhet të keni të sa më të qartë qëllimin tuaj. Ky eklips favorizon mjaft dhe jetën tuaj sentimentale duke ju dhënë mundësinë të bëni një njohje mjaft interesante në ambientin shoqëror. Ndryshime do të realizoni si në punë apo karrierën tuaj, ashtu dhe në shtëpi. Kujdes në marrëdhëniet familjare pasi konfliktet që mund të lindin do të jenë shkak për një paqëndrueshmëri të psikologjisë tuaj.
TIP: Me diskutime dhe duke njohur pjesën e përgjegjësisë që ju takon do të zgjidhni problemet familjare apo profesionale që ju preokupojnë.
VIRGJËRESHA
Dëshira për ndryshime në jetën tuaj do të jetë e madhe. Doni të çliroheni nga çdo pengesë dhe rëndesë që konsideroni se ndalon përparimin tuaj. Problemet dhe tensionin këtë herë do ti ndjeni në fushën profesionale, ku detyrimet e larta kërkojnë përkushtimin tuaj. Kjo është diçka e njohur për ju, ajo që ju streson është pasiguria që ju mund të ndjeni gjatë kësaj periudhe. Kontakte dhe biseda me njerëz të dashur apo që ushqejnë një simpati për ju do të ndihmojnë në sferën profesionale dhe në planet që keni lidhur me të. Jeta juaj emocionale favorizohet dhe mos hezitoni të kontaktoni apo të bisedoni gjatë kësaj periudhe.
TIP: Me përshtatjen për momentin në kushtet ekzistuese dhe me mendim të pjekur do të gjeni zgjidhjen e duhur.
PESHORJA
Fillon për ju një periudhë optimiste gjatë të cilës do të jeni të privilegjuar. Madje disa nga çështjet që ju preokuponin, lidhur me financat dhe familjen apo shtëpinë tuaj, tani mund të gjejnë zgjidhje . Gjithsesi mos u nxitoni të merrni vendime. Përqendrohuni në sferën financiare ku do të keni fitime, por njëkohësisht rregulloni detyrimet lidhur me të tjerët. Periudha në vijim do të jetë shumë aktive për ju dhe në qoftë se kushtet e lejojnë një udhëtim do të ishte ideal. Probleme në fushën e marrëdhënieve duket se marrin zgjidhje dhe shkojnë drejt normalizimit të situatës, madje me shanse dhe raste të reja.
TIP: Të jeni të kujdesshëm në vendimet që do të merrni lidhur me të ardhmen.
AKREPI
Është momenti të përfitoni përmes bisedave apo aftësisë suaj bindëse, e cila është në nivele të larta gjatë kësaj periudhe, për rritjen e të ardhurave. Puna tërheq gjithë preokupimin tuaj në jetën e përditshme dhe ajo ju shpërblen me rritjen e financave. Megjithatë duhet të jeni parashikues se do të shfaqen dhe detyrime ndaj të tjerëve aty ku nuk e prisni. Probleme mund të lindin në marrëdhëniet ekzistuese qoftë personale apo profesionale, ndërkohë që shfaqen raste të reja. Përfitoni nga periudha për të kaluar momente të bukura me të dashurit tuaj.
TIP: Ruani marrëdhëniet që ju interesojnë dhe mos provokoni me sjelljen tuaj.
SHIGJETARI
Është momenti ku do të bëni ndryshime në jetën tuaj, prandaj përgjigjuni sfidave dhe përfitoni nga shanset që paraqiten. Ky eklips sjell në sipërfaqe çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tuaja, personale apo profesionale dhe trajtimi i tyre nga ana juaj do të udhëheq në kushte dhe rrethana të reja. Njëkohësisht disa nga ju do të kenë mundësinë të hyjnë në një lidhje apo një marrëdhënie të re, të rëndësishme për jetën tuaj. Ana financiare është ende për ju një burim ankthi dhe problemet e papritura apo ndryshimet në punë dhe rutinën tuaj nuk do të mungojnë.
TIP: Kaloni momente të bukura me familjen tuaj dhe kujdesuni për shëndetin.
BRICJAPI
Ky eklips është një shtytje për zgjidhjen e çështjeve praktike në punë apo në jetën e përditshme. Njëkohësisht pas një periudhe të vështirë dhe transformimi më në fund duhet të përshtatni një mënyrë jetese më të shëndetshme me qëllim përforcimin e imunitetit dhe të shëndetit tuaj. Periudha ju premton kontakte dhe biseda me persona të rëndësishëm që do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve që ju preokupojnë dhe do të hapin rrugë të reja zhvillimi dhe përparimi. Jeta juaj emocionale ka interes të veçantë, me miqtë dhe të dashurit tuaj të jenë pranë jush dhe t’ju sjellin gëzime.
TIP: Mos i leni vend ankthit dhe pasigurisë, shikoni përpara me siguri.
UJORI
Eklipsi i 30 favorizon mjaft jetën tuaj emocionale dhe ju sjell afër me të dashurit dhe fëmijët tuaj. Për ju të interesuarit është momenti të krijoni një lidhje të rëndësishme. Për ju të tjerët që doni të bëni investime apo të ndërmerrni një risk ekonomik duhet të jeni të kujdesshëm dhe të hetoni kushtet. Në fushën profesionale do të keni zhvillim dhe përparim, ndërkohë që ndryshimet apo preokupimet në lidhje me familjen dhe shtëpinë tuaj vazhdojnë. Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe do të jeni të privilegjuar dhe mjaft social me kontakte dhe biseda që ndihmojnë në realizimin e projekteve apo dëshirave tuaja.
PESHQIT
Eklipsi i 30 nëntorit ju krijon një tension tension të brendshëm në lidhje me probleme të vogla dhe praktike që shfaqen në familjen apo në punën tuaj. Kryesisht të ndikuar jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Megjithatë në fushën profesionale keni shanse mjaft të mira të dalloheni, mjaft të jeni korrektë. Kujdesuni për veten, shtëpinë dhe të dashurit tuaj. Periudha premton të ardhura, por siç do ti merrni ashtu dhe do ti harxhoni. Momente të bukura me të dashurit premton periudha në vijim.
TIP: Një udhëtim të bukur, në qoftë se kushtet e lejojnë, apo lajme dhe kontakte të këndshme me persona që janë larg premton periudha./revistawho.com