• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Ejlyl tmerrohet nga një zarf që merr nga Kemali, nesër në “Lule të vetmuara”

Zehra sjell policinë për të larguar Songylin dhe vajzat nga shtëpia. Songyl e gjen Gynejin duke qarë teksa ky i fundit i thotë se ndihet fajtor për vdekjen e babait të saj. Songyl me lot në sy i kërkon Gynejit të mos ndihet fajtor dhe të mos e lërë vetëm atë në një moment kaq të vështirë. Gynej betohet se nuk do e lërë kurrë Songylin. Nazan i kërkon mobiljet e vjetra nënës së Alejnas. Ejlyl merr një zarf nga Kemali. Ajo tmerrohet kur gjen në të flokët e Byshrës dhe një letër ku Kemali e kërcënon. Vajzat mërziten për gjendjen e Songylit dhe dëshpërimin që ajo po kalon. Neriman i siguron se Songyl do të mësohet me dhimbjen e humbjes së babait të saj. Alejna turpëron Defnen në shkollë duke i thënë se Nazan ka marrë mobiljet e tyre të vjetra. Nazan fillon punë si pastruese në shkollën e Defnes./revistawho.com