Mert zgjohet nga koma. Meral del nga burgu dhe bashkohet me mikeshat e saj. Defne vazhdon të vjedhë në dyqane por këtë herë gjërat do shkojnë për keq. Nazan vendos ta lërë Defnen në jetimore. Defne për tu hakmarrë ndaj të ëmës i tregon Serkanit faktin që ata janë të birësuar. Songyl nuk arrin dot ta ndalojë martesën e të atit me Zehran. Kemal merr përsipër të drejtat ligjore të Mesudes. Ai kërkon të marrë nga jetimorja Ejlylin. Ejlyl duhet të gjejë një zgjidhje për të mos u kthyer në shtëpi. Feride duhet të gjejë një zgjidhje për të shpëtuar Ejlylin nga Kemali. A do të mund të shpëtojë Ejlyli nga Kemali edhe këtë herë? Na mbetet ta mësojmë me episodet e reja çdo ditë ora 16:10 në TV Klan./revistawho.com