Nazan e vë xhemren në një pozitë të vështirë në mënyrë që ajo të tërheqë denoncimin ndaj Defnesë. Xhemre detyrohet ta tërheqë denoncimin. Songyl mëson se babai i saj do të dalë nga burgu por nuk ka dëshirë ta takojë atë. Kader lufton që nëna e saj mos ta braktisë foshnjën në jetimore. Defne rikthehet në shkollë por nuk e presin aspak mirë. Për të rregulluar këtë Nazan organizon një ballo. Defne gjen mundësinë për të turpëruar vajzat e jetimores. Ajo akuzon babain e Songylit për vjedhje. Songyl përballet me të atin dhe e akuzon duke besuar Defnenë. Çfarë do e lidhë babain e Songylit me Kemalin? Feride bëhet xheloze për Toprakun dhe vajzën e Nerimanit. Halla e Ejlyl shkon në shtëpinë e Mesudes dhe jep një lajm shumë të rëndësishëm. Ejlyl tenton të vetëvritet. Çfarë do bëjë Mesude dhe Kemal që e çojnë Ejlylin në këtë akt ekstrem? Na mbetet ta mësojmë këtë javë me episodet e reja çdo pasdite ora 16:10 në TV Klan./revistawho.com