• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Ejlyl i tregon Selinës historinë e saj të dashurisë, nesër në “Kudo bashkë”

Demir stresohet kur mëson se Selin do e kalojë natën me Ejlylin. Tashmë Ejlyl mund t’i thotë të vërtetën asaj. Ndërkohë që Selin dhe Ejlyl kalojnë kohën bashkë, Demir dhe Burak duhet të qëndrojnë me njëri-tjetrin për shkak të punës. Burak i tregon Demirit se ai e di të kaluarën e tij me Ejlylin. Ejlyl e merr në pyetje Selinën për Demirin në mënyrë që të mësojë më shumë për lidhjen e tyre. Selin me pafajësi i tregon historinë e tyre. Edhe Ejlyl i tregon pak Selinës nga historia e saj e dashurisë. Demirin e merr shumë malli për Selinën.