• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Ejlyl bie në grackën e Kemalit këtë javë në “Lule të vetmuara”, a do mund të shpëtojë ajo?

Songyl i flet rëndë Banus për faktin që nuk i ka dhuruar aspak dashuri Kaderit. Banu tenton vetëvrasjen. Kader shkatërrohet kur mëson këtë dhe ia lë fajin Songylit. Banu shtrohet në spital në gjendje të rëndë dhe Kader i qëndron pranë. Halla e Xhemres mëson se trashëgimia ndodhet në duart e Nazanit. Nazan duke mos patur rrugëzgjidhje vendos t’i tregojë Serkanit gjithçka. Halla e Xhemres kërkon ta marrë atë nga jetimorja. Sedat rikthehet dhe pajtohet me Banun. Banu largohet nga Kader dhe kjo e fundit e përjeton keq ndarjen nga e ëma. Kader ia mbath nga konvikti pa njoftuar askënd. Babai i Gokhanit rikthehet në shtëpi dhe Gokhan është i detyruar të jetojë me të. Mesude i kërkon Ejlylit të kujdeset për fëmijët në shtëpi. Ejlyl bie në grackën e Kemalit. Burak rikthehet në shkollë dhe kërkon të hakmerret./revistawho.com