Kemal justifikohet para doktoreshës për gishtin e thyer të Mesudes. Meral tregon para të gjithë klasës se Nazan e ka lënë Defnen në jetimore. Nazan pendohet dhe vendos ta marrë Defnen nga jetimorja. Defne hakmerret duke i treguar Serkanit se ata janë të birësuar. Defne dhe Serkan shkojnë të kërkojnë nënën e tyre të vërtetë. Ata mësojnë se gruaja e cila i ka treguar Nazan nuk i ka lënë në jetimore. Por kush është nëna e tyre e vërtetë? Defne dhe Serkan kërkojnë me ngulm ta mësojnë këtë nga Nazan. Nëna e Mertit qorton Meralin në mes të shkollës. Kemal shkon në jetimore dhe kërkon nga Neriman rikthimin e Ejlylit në shtëpi. Ejlyl tronditet kur e mëson këtë. Feride nuk pranon ta lërë Ejlylin në duart e Kemalit. Ajo ndihmon Ejlylin të arratiset. Kemal nxehet kur mëson se Ejlyli është arratisur nga jetimorja./revistawho.com