Nëse do të bëni një xhiro të shpejtë në Instagramin e Einxhel Shkirës do të kuptoni se bluzet në model rrjete janë të preferuarat e saj.
Edhe brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, Einxhel erdhi me një “look” ekstravagant, hera herës edhe i guximshëm me stilin që e karakterizon.
Edhe në plazh Einxhel i ka shoqëruar shpeshherë rrobat e banjos me bluzën rrjetë, që me siguri do kërkoni ta keni me patjetër edhe ju në garderobën tuaj për këtë verë!/revistawho.com